SIGAR: SHBA i kontribuoi rritjes së korrupsionit në Afganistan

Pamje e një pjese të kryeqytetit Kabul në Afganistan

Një monitorues i qeverisë amerikane për Afganistanin, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë kontribuar në rritjen e korrupsionit në këtë vend të përfshirë nga lufta dhe se me ritëm të ngadalshëm është kuptuar intensiteti i problemit.

Në një raport të publikuar mbrëmë, Inspektori i përgjithshëm special për rikonstruktimin e Afganistanit (SIGAR), tha se “korrupsioni e ka shkatërruar misionin amerikan në Afganistan, duke i shtuar shqetësimet dhe duke e kanalizuar mbështetjen te kryengritja”.

“Sot në Afganistan, korrupsioni mbetet sfidë shumë e madhe për sigurinë, stabilitetin politik dhe zhvillimin” tha SIGAR, dhe ka shtuar se qëllimet ushtarake dhe politike të Shteteve të Bashkuara, “në mënyrë të vazhdueshme e kanë lënë anash” luftën undër korrupsionit në Afganistan.

Përpjekjeve anti-korrupsion “u mungonte përkushtimi i qëndrueshëm politik dhe kanë arritur sukses të kufizuar”, thotë ky monitorues.

Afganistanit është njëri nga shtetet më të korruptuara në botë.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të vitit 2015 të organizatës Transparency International, Afganistani radhitet i 166-ti (i dyti nga fundi).