Prokuroria Speciale ngre padi ndaj 21 zyrtarëve – partia e Gruevskit reagon

Ilustrim

Partia më e madhe maqedonase, VMRO DPMNE, e udhëhequr nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, e kanë cilësuar paraqitjen e Prokurorisë Speciale Publike si “shembullin e punës me standarde të dyfishta”.

Në reagimin me shkrim të VPMRO DPMNE-së theksohet se Prokuroria Speciale Publike është “drejtuar kundër të gjithë qytetarëve”.

“Prokurorja Fatime Fetahu u nis hapur kundër të gjithë qytetarëve të cilët kishin vendosur të dalin në protestë kundër pengimit për ndërtimin e Kishës në Komunën Qendër, pasiqë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Maqedonase dhe shoqatës së qytetarëve Veritas kundërshtuan qëllimet e Andre Zhernovskit dhe këshilltarëve të LSDM-së për ta penguar ndërtimin e Kishës Shën Konstandini dhe Elena”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ngre padi ndaj 21 zyrtarëve shtetërorë

Prokurorja Fatime Fetahu, në konferencën me gazetarë njoftoi se “lënda e dytë ka të bëjë demolimin në Komunën Qendër dhe porosinë për dhunë nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski gjatë mbledhjes së këshillit komunal për çka Prokuroria Speciale ka ngritur padi ndaj 14 personave.

Prokurorja Speciale Publike e Maqedonisë, Katica Janeva sot i ka bërë thirrje Parlamentit të Maqedonisë që të miratojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve për t’u hapur rruga e këtij institucioni për t’u marrë me lëndët e rasteve “Monstra”, “Sopot” dhe atë të vrasjes së të riut Martin Neshkovski.

“I bëj thirrje shtëpisë ligjdhënëse, që të miratojë ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, që t’i krijohet mundësi Prokurorisë Speciale të hyjë në palcën e lëndëve siç është rasti me vrasjen e të riut Martin Neshkoski dhe rastet Monstra dhe Sopot”, tha Janeva.

Prokurorja Lence Ristevska tha se tanimë ka filluar procedura para hetimore për këto raste, por se hetimet zhvillohen me vështirësi sepse Prokuroria Speciale Publike përballet me njerëz, të cilët kanë frikë për sigurinë e tyre.

“Në këtë fazë Prokuroria Speciale Publike ajo që mund të bëj është vetëm t`ju sigurojë anonimitet dëshmitarëve gjë që e lehtëson procedurën parahetimore”, tha Prokurorja Ristevska.

Prokuroria Speciale e Maqedonisë në një vjetorin e themelimit të këtij institucioni ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre.

Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

“Rasti i parë është shumë i rëndësishëm dhelidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit gjatë përgjimeve në mënyrë jolegale. Për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë dëshmi se kush ka përgjuar, pse e ka bërë këtë dhe në çfarë forme ka realizuar përgjimet? I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje edhe pse në bazë të ligjeve i akuzuari i parë nuk ka të drejtë të formojë një komision të tillë".

"Shkatërrimi i materialeve të përgjuara nga ana e komisionit i cili është formuar në mënyrë ilegale është bërë me qëllim që të shkatërrohen raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, ka bërë të ditur prokurorja Fatime Fetahu e Prokurorisë Speciale Publike.

Zonja Fetahu tha se lënda e dytë ka të bëjë demolimin në Komunën Qendër dhe porosinë për dhunë nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski gjatë mbledhjes së këshillit komunal për çka Prokuroria Speciale ka ngritur padi ndaj 14 personave.

“Është dhënë urdhër nga ana e një zyrtari të lartë të shtetit qëme dhunë të ndërpritet mbledhja e Këshillit Komunal për ndryshimet e ligjit për ndërtim në këtë komunë, nga ku persona të dërguar nga zyrtarë shtetërorë kanë kërkuar që kryetari i Komunës të dal jashtë dhe të qërohen hesapet”, tha prokurorja Fatime Fetai duke mos publikuar emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra.

Nga Prokuroria Speciale tha se kanë arritur të dëgjojnë vetëm 12 përqind të materialeve të përgjuara duke theksuar se mandati prej 18 muajve nuk është i mjaftueshëm për të hetuar të gjitha rastet për të cilat në bazë të bisedave të përgjuara ka indiciese zyrtarëtë lartë të shtetit kanë kanë keqpërdorë pozitat e tyre udhëheqëse.

Prokuroria Speciale Publike ka bërë sot të ditur se që të dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar.

Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

****

Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka zyrtarizuar dy paditë e para ndaj 21 zyrtarëve të lartë për shpërdorim detyre.

Padia e parë përfshinë 7 persona dhe ka të bëjë me akuzën e asgjësimit të dokumenteve nga sistemet e përgjimit në Drejtorinë e Sigurimit dhe Kundërzbulimit.

Ndërsa padia e dytë ndaj 14 personave lidhur me porosinë për dhunë ndaj kryetarit të komunës Qendër të Shkupit, Andrej Zhernovski gjatë një mbledhjeje të këshillit komunal.

Dy paditë do të dorëzohen në Gjykatën penale me procedurë të përshpejtuar. Nga Prokuroria Speciale nuk publikuan emrat e zyrtarëve të akuzuar për këto vepra.

Akuzat janë bazuar nga dëshmitë që kanë dalë nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve dhe në bazë të bisedave të publikuara dhunën ndaj kryetarit të komunës e kishin porositur, ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish ministri i transportit, Mile Janakievski.

Zyrtarizimi i padive të para ndodhë në një vjetorin e themelimit të Prokurorisë Speciale. (REL)