Adoleshentët në Kosovë, që përbëjnë njëzet për qind të popullatës së përgjithshme, janë më të shëndetshmit në Evropë, thuhet në hulumtimet e bëra nga Organziata Botërore e Shëndetësisë në Kosovë dhe nga UNFPA.
Në hulumtim thuhet se shprehitë e këqija si, konsumimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanpirja, janë më pak të theksuara tek adoleshentët kosovarë sesa tek ata në Evropë.
Sami Uka, zyrtar për shëndetin e nënës dhe fëmijës në Organziatën Botërore të Shëndetëissë në Kosovë, thotë se mund të jetë bindja se adoleshentët në Kosovë kanë shprehi të kqija, por që hulumtimet flasin se Kosova ka një rini, më të shëndetshmën në Evropë.
"Mund të themi se kemi moshën adoleshente më të shëndoshë në Evropë. Mbi 20 për qind të popullatës e përbëjnë adoleshentët. Mund të them se bindja se është rritur konsumimi i drogës alkoolit, duhanit, por që raporti flet se adoleshentët tonë përdorin më se paku droga, sigurisht po flasim për raportime", ka thënë Uka.
Fitim Uka, psikolog, ka thënë Radios Evropa e Lirë, se kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë si dhe një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes prindërve dhe fëmijëve, e që e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre, dhe ta kuptojnë se çfarë është e drejtë e çfarë jo.
Uka gjithashtu thotë se efektet për një adoleshencë të shëndoshë mund të jenëtë lloj llojshme, por institutcioni familjar është si më e rëndëishmja në edukimin e fëmijëve.
"Ne kemi një adoleshencë të shëndetshme, por ne nuk duhet ndalim përpjekjet tona dhe të promovojmë këtë jetë të shëndetshme që kanë adoleshentët tonë, dhe të parandalojmë çdo lloj sjellje negative tek ta. Kjo mund të jetë edhe si rezultat i normave morale që i disponon akoma shoqëria jonë dhe i një kohezioni familjar dhe një lidhje e ngushtë që ekziston mes tyre dhe kjo e bën të mundshme që fëmijët të jenë të lirshëm me prindërit e tyre dh eta kuptojnë se cka ëhstë e drejtë e çka jo", ka thënë Uka.
Por, për dallim nga zyrtarë institutcionesh që kanë bërë hulumtime, të rinjtë flasin ndryshe. Ata thonë se në Kosovë e sidomos në kryeqytet, përdorimi i substancave narkotike, alkoolit dhe duhanit është shumë prezent.
Shpresa Lipovica, nga Prishtina, 17 vjeçare, thotë se ndonëse vetë nuk konsumon alkoolin, drogën apo edhe duhanin, rinia kosovare i përdorin mjaft shumë.
"Mendoj se adoleshencën e kisha ndarë në 50 me 50. Njëra pjesë mendoj se përdorë drogat, alkoolin, dhe kjo ndodhë sepse duhet me qenë’’ IN’’. Mendoj se marihuana nuk është drogë e rëndë, gjithashtu edhe alkooli, nëse konsumohen me masë të caktuar, ndonëse unë për vete nuk i përdori".
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Arta Mekuli, gjithashtu nga Prishtina, thotë se të rinjtë që jetojnë në qytete, ata edhe janë më afër shprehive të këqija, derisa të rinjtë që jetojnë në pjesë rurale, jetojnë jetë më të shëndetshme.
"Mendoj se është relativisht e shëndoshë rinia. Mendoj se ata që kanë informata largohen nga shprehitë e këqija si droga, alkooli, por mendoj se luan rol edhe vendi se ku jeton. Nepër qytete janë më afër këtyre shprehive, derisa në vende rurale kanë më pak çasje dhe janë më të shëndoshë. Por, mendoj se mungon informacioni për efektet negative", tha ajo.
Ndryshe Sami Uka i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e sheh si shqetësuese, e që ka dalur nga hulumtimi, dhunën në shkolla. (REL)