Festa e Kurban Bajramit

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra qytetarë të besimit islam në Kosovë, sot po kremtojnë festën e Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore e faljes së Kurban Bajramit, është bërë në Xhaminë e Madhe të Prishtinës “Sulltan Mehmed Fatih”. Në ceremoni kanë marrë pjesë besimtarë të shumtë mysliman, të cilëve, drejtuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës u janë drejtuar me mesazhe urimi, por edhe me porosi për solidaritet dhe unitet të të gjithë njerëzve.