Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.
“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviq në Ulqin, raporton agjencia Beta.
Ai mëtutje ka theksuar se Mali i Zi, sa i përketë Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.
Javën e kaluar Qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë.