Ndahen shpërblimet shtetërore për Majlindën

Your browser doesn’t support HTML5

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i ka dorëzuar sot zyrtarisht shpërblimet shtetërore kampiones së xhudos, Majlinda Kelmendit, e cila në Lojërat Olimpike në RIO fitoi medaljen e artë në xhudo. Shpërblimet iu ndanë edhe xhudistes Nora Gjakova dhe trajnerit të tyre, Driton Kuka. Kelmendi tha se ndihet e nderuar, gjatë pranimit të këtyre shpërblimeve, dhe premtoi se do të vazhdojë edhe me suksese të tjera. Ndërsa ministri Shala shpalosi edhe planet e Ministrisë për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Xhudos në Pejë.