Policia në aksion kundër kontrabandës dhe mallrave të falsifikuara

Ilustrim

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Policia e Kosovës dhe Doganat kanë nisur një aksion i gjerë kundër krimit të organizuar e kontrabandës.

Operacioni policor, ka shtuar Hoxha, po realizohet kryesisht në dy rajone në Prishtine dhe Gjilan.

“Në bashkëpunim me Doganën e Kosovës është duke u realizuar një operacion, në funksion te identifikimit dhe luftimit të veprave penale, në veçanti kundër kontrabandimit me mallra dhe falsifikimit. Lidhur me rezultatet dhe detajet do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Daut Hoxha.