Inaugurimi i rrugës "Beau Biden" më 2016

Your browser doesn’t support HTML5

Kjo video fillimisht është publikuar në gusht të 2016-ës, kur atëbotë, nënpresidenti amerikan, Joe Biden, së bashku me familjen e tij vizitoi Kosovën. Ai mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të rrugës Ferizaj-Gjilan që bartë emrin e djalit të tij të ndjerë Beau Biden, i cili vdiq nga kanceri në tru. Beau Biden ka shërbyer në Kosovë pas përfundimit të luftës. Ai ka ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendorë.