Porositë e Bidenit për Kosovën

Your browser doesn’t support HTML5

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit të demokracisë dhe prosperitetit euro-atlantik, ka deklaruar nënpresidenti amerikan, Joe Biden. Këto komente, Biden i ka bërë në Prishtinë gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Ndër tjera, aty u kërkuar që Kosova të ratifikoj Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me malin e Zi dhe të vazhdoj dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke përfshi edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.