Biden arrin në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Nënpresidenti i SHBA-së, Joseph Biden, ka arritur të martën në mbrëmje në Prishtinë, në një vizitë njëditëshe, pas qëndrimit në Beograd dhe takimeve me zyrtarët e lartë serbë. Joe Biden i shoqëruar nga bashkëshortja Jill Biden në aeroportin e Prishtinës, u prit nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kampionia botërore e olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi. Në aeroport Biden u prit me nderime te larta shtetërore nga garda e nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.