Përgatitjet për pritjen e Biden

Your browser doesn’t support HTML5

Autoritetet në Kosovë kanë nisur përgatitjet për pritjen zyrtare të nënpresidentit amerikan, Joe Biden, i cili pritet të arrijë sonte në Kosovë, për një vizitë të shkurtër. Sheshet kryesore të kryeqytetit janë zbukuruar me flamuj amerikanë dhe të shtetit të Kosovës. Edhe Parlamenti i Kosovës e ka bërë gati sallën, ku pritet të mbahet konferenca gjatë ditës së nesërme. Biden nesër pritet të zhvillojë takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa më vonë do të marrë pjesë në përurimin e një rruge në Gjilan, e cila do ta mbajë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar nga kanceri.