Policia e Kosovës i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili nesër pritet të arrijë në Kosovë, ka thënë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Mëtutje, ai i tha Radios Evropa e Lirë, se ‘”policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e tjera relevante, si dhe në koordinim të aktiviteteve bashkëvepruese me strukturat e sigurisë së SHBA-së, që janë përgjegjëse për sigurinë e personalitetit, kanë ndërmarrë masa për ngritjen e nivelit të sigurisë gjatë realizimit të vizitës se Joe Biden në Republikën e Kosovës”.
Pos tjerash, gjatë qëndrimit në Kosovë, zoti Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.