Kandidatja demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton do të përkrahet nga nënpresidenti amerikan, Joe Bidden gjatë një mitingu që mbahet sot në Pensilvania. Biden pritet ta quaj rivalin e Clinton nga republikanët, Donald Trump si “kandidati presidencial më i pa informuar në histori”.
Biden do i bashkohet fushatës së Clinton për herë të parë në qytetin e tij të lindjes, Scranton, raporton Reuters.
Zyra e Biden ka thënë se ai do të flas se si Trump, është më së paku i kualifikuar sa i përket sigurisë kombëtare në histori të zgjedhjeve presidenciale dhe se ai gjithashtu do të thotë se retorika e shkujdesur e Trump do i bëj amerikanët më pak të sigurtë.
Biden gjithashtu pritet të përkrahë planin ekonomik dhe atë për arsim të Clintonit.