Shkupi pas vërshimeve
Your browser doesn’t support HTML5
Si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm në Shkup, e kanë humbur jetën 20 persona, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë. Nga 20 persona, 13 veçse janë identifikuar nga organet kompetente, ndërsa 7 të tjerë janë në proces të identifikimit. Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë e tyre dhe bllokojnë rrugët edhe ashtu të pakalueshme.