Stamboll: Lëshohet urdhër arrest për Gylenin 

Kleriku turk. Fetullah Gylen

Një gjykatë në Stamboll më 4 gusht e ka lëshuar një urdhër arrest për klerikun turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, duke e akuzuar atë se ka dhënë “urdhër për grusht shtetin e 15 korrikut”, kundër presidentit, Rexhep Tajip Erdogan.

Gylen që jeton në azil të vetshpallur në shtetin amerikan të Pensilvanisë, e ka hedhur poshtë akuzën.

“Tashmë është e dokumentuar se sistemi i drejtësisë së Turqisë nuk ka pavarësi, dhe për këtë edhe ky urdhër arrest është shembull i autoritarizmit të presidentit Erdogan dhe largimit prej demokracisë”, ka thënë Gylen.

Lëvizja që Gyleni e udhëheqë insiston që ata janë rrjet humanitar që promovon Islamin tolerant.

Ankaraja e ka përsëritur thirrjen ndaj SHBA-ve për ta ekstraduar Gylenin, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për këtë ekstradim.

Megjithatë, Turqia ka dërguar dy grupe dokumentash në Uashington prej dështimit të grusht shtetit, duke thënë se dëshmitë se janë dëshmitë për përfshijen e Gylenit në puç.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se Uashingtoni do e marrë në konsideratë kërkesën, por ka thënë ai duhet patjetër të ketë dëshmi të qartë se Gyleni është fajtor para se të vendoset për ekstradimin e tij.