Afaristët vendor nga Maqedonia ankohen se atyre nuk u ofrohen privilegje të njëjta ashtu siç u ofrohen investitorëve të huaj për të cilët Qeveria e Maqedonisë ka siguruar një varg benificionesh.
Denko Gligorov pronar i një kompanie thotë se qeveria e Maqedonisë duhet t’i vendos në maje të prioriteteve interesat e kompanive vendore dhe jo interesat e kompanive të huaja. Fillimisht, sepse ata përgjithmonë mbeten në vend dhe jo vetëm kur realizojnë profit të lartë dhe e dyta shteti nuk harxhon mjete për të bindur investitorët e huaj që të dredhin kapitalin e tyre në Maqedoni, thotë Gligorov.
“Dhjetë vjet shteti ka krijuar beneficione të shumta për kompanitë e huaja ndërkohë të njëjtat nuk vlejnë dhe për kompanitë vendore. Përderisa në ato pak raste kur ata mund të shfrytëzohen nga kompanitë e vendit ka një varg dokumentacionesh që duhet siguruar kështu që shfrytëzimi i benefiteve nga ana jonë është një rrugë e shtruar me shumë gjemba krahasuar me favoret që u bëhen kompanive të huaja”, thekson Denko Gligorov afarist.
Ndërkaq, Arben Halili njohës i çështjeve ekonomike, thotë se është e kuptueshme që shteti ofron një varg privilegjesh për kompanitë e huaja në funksion të thithjes së investime nga jashtë, por sipas tij nuk është në rregull që regullativa ligjore të kufizojë privilegjet për kompanitë vendore krahasuar me kompanitë e huaja.
Në bazë të ligjeve që rregullojnë zhvillimin e biznesit, kompanitë vendore nëse vendosin të investojnë në zonat e lira ekonomike përpos që duhet të hyjnë me dhe prodhim të ri ata nuk guxojnë që tri vitet e ardhshme të zvogëlojnë numrin e të punësuarve në kompanitë ekzistuese sqaron Halili.
“Kompanive vendore të cilat janë të interesuara të futen me veprimtarinë e tyre në zonat e lira ekonomike nuk u lejohet që brenda 2 përkatësisht 3 viteve të ardhshme të zvogëlojnë numrin e punëtorëve në kompanitë ekzistuese jashtë zonës. Gjithashtu kompanitë vendore të cilat dëshirojnë të futen në zonë duhet të hapin një linjë të re prodhimi që s’e kanë pasur më parë ose duhet të hapin një veprimtari biznesi krejtësisht të ri nga ajo që kanë jashtë zonave , pra këto janë ato pjesë që ligji është i disfavorshëm për kompanitë vendore krahasuar me benifitet që u bëhen vetëm kompanive të huaja” thekson Halili.
Autoritet qeveritare thonë se janë ndërmarrë një varg masash për subvencionimin e kompanive vendore veçanërisht pë rata të cilët vendosin të zgjerojnë biznesin ose rrisin numrin e të punësuarve.
Por, Fatmir Bytyqi drejtor i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, thotë se autoritet shtetërore duhet seriozisht të mendojnë për subvencionimin e bizneseve të caktuara veçanërisht ato qëjanë goditur si rrjedhojë e krizës politike e cila zgjat me vite.
Këtë gjë Bytyqi e arsyeton me faktin sekompanitë vendore janë ato që kanë pjesën më tëmadhe të punësimeve në sektorin privat andaj shteti duhet t’i trajtoj me përparësi.
“Si e para që duhet të bëjë Qeveria është që gjatë rebalancit të fundit të buxhetit që u miratua javën e kaluar në asnjë mënyrë të mos lejonte shkurtimin e investimeve kapitale sepse ato paraqesin një burim të rëndësishëm për mbijetesën e biznesit. Si e dyta, mendoj se qeveria e Maqedonisë do ë duhej të ishte më vigjilente gjatë përmbushjes së obligimeve kontraktuale që ka ndaj bizneseve duke mos u thirrur gjithmonë në atë ligjin famoz në bazë të cilit qeveria shtyn pagesat që ka si borxh të pashlyer ndaj kompanive të caktuara” thotë Bytyqi.
Ndryshe sipas analizave të bëra nga organizatat joqeveritare Maqedonia për të thithur investime të huaja ka shpenzuar mbi 210 milionë euro.
Ndërkohë që investimet e huaja edhe kundrejt një numri të madh të benifiteve që vlejnë për kompanitë e huaja si subvencionet që ndan qeveria për këto kompani dhe tatimet e ulëta si rrjedhojë e krizës ekonomikegjithnjë e më pak investitorë të huaj vendosin për të investuar në Maqedoni, përderisa një pjesë ekompanive të huajatanimë kanë filluar të zvogëlojnë dhe numrin e të punësuarve.
Sipas të dhënave nga BankaKombëtare eMaqedonisë gjatë tre mujorit të parë të këtij viti kanë hyrë 58 milionë euro si kapital i investitorëve tëhuaj, që është për 5.34 milion euro më pak krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar.