Britani: Lokali përdor teknologjinë për të bllokuar celularët 

Ilustrim

Një lokal nate anglez në qytetin e Brighton iu ofron klientëve një përvojë që këtyre ditëve konsiderohet unike, të shijosh pijet pa pasur mundësi të kontrollosh telefonin.

Lokali “The Gin Tub” ka siguruar vlerësime tejët pozitive qysh në javën e parë të funksionimit raporton Associated Press pasi ka instaluar një bllokues të sinjalit të telefonave.

Ky raportohet të jetë rasti i parë që një bar britanik përdor teknologjinë për të ndaluar sinjalën e celularëve. Bllokuesi i vendosur në tavanin e lokalit raportohet se nuk e shkel një ligj të veçant të miratuar në Britani në vitin 2006 që e ndalon bllokimin e sinjalit të telefonave pa kabllo.

Pronari i lokalit, Steve Tyler thotë se telefonat mobil po i shkatërrojnë lokalet. “Kur del natën me shoqëri nuk të duhen rrjetet sociale”, thotë ai.