SHBA skeptike për planin rus në Aleppo

Aleppo

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të shqetësuara për situatën në Aleppo të Sirisë, ka thënë sot Shtëpia e Bardhë, raporton Reuters.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz, ka theksuar faktin se shqetësimi vjen pasi forcat qeveritare ruse dhe siriane kanë ndaluar qasjen në zonat e mbajtura nga opozita.

“Ne jemi duke e përcjellë lajmërimin e Rusisë për korridoret humanitare, por duke marrë parasysh provat nga e kaluara, jemi shumë skeptikë”, ka thënë gjatë një konference për medie Schultz.