Hillary Clinton, kandidate e demokratëve
Your browser doesn’t support HTML5
Partia Demokratike në SHBA e ka emëruar Hillary Clinton si kandidate të kësaj partie për presidente të SHBA-ve. Duke folur nga Nju Jorku përmes një video linku para Konventës së Demokratëve që po mbahet në Filadeflia, ajo e quajti këtë moment “arritjen më të madhe historike”. Ajo pritet të mbajë një fjalim para të pranishmëve në Konventë më 28 korrik, ditën e fundit të saj. (Reuters)