Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.
Falja e Bajramit është bërë po ashtu në të gjitha xhamitë e Kosovës.
Nga Xhamia e Madhe në Prishtinë, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë thirrje për paqe dhe dashuri midis njerëzve.
Urrejtja dhe vrasjet nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame, ka thënë ai.
Fitër Bajrami pason muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.