Bangladesh: Janë vrarë 20 persona të jashtëm të rrëmbyer

Pamje nga operacioni i policisë kundër personave të armatosur në një restorant në Bangladesh

Një zyrtar ushtarak në Bangladesh thotë se 20 persona të jashtëm të rrëmbyer, janë vrarë gjatë një operacioni në kryeqytetin Daka, ku forcat e sigurisë depërtuan me dhunë në një restorant, duke i vrarë 6 persona të aramtosur, që i mbanin të rrëmbyerit.

“Ne i kemi gjetur 20 trupa të pajetë dhe shumica e tyre ishin prerë në mënyrë brutale me armatim të mprehtë”, u tha gazetarëve gjenerali, Nayeem Ashfaq Chowdhury, sot në Daka. Por, ky zyrtar ushtarak nuk ka dhënë detaje për shtetësinë e të vrarëve.

Gjatë operacionit të forcave të sigurisë në një lagje të Dakës janë shpëtuar 13 vetë.

Më se 100 policë dhe pjestarë të forcave specilae ishin mbështetur nga 7 makina të blinduara gjatë depërtimint në restorantin, që ishte në pjesën diplomatike të kryeqytetit Daka.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë grupi esktremist, Shteti Islamik.