Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar tek qytetarët eMitrovicës që të mos i bashkohen protestës së paralajmeruar në rrjetet sociale, për të kundërshtuar vendosjen e bustit të ‘Car Llazrit’ në Mitrovicë, sikurse edhe ndërtimin e lagjes serbe ‘Lugina e Diellit’.
Në një pronocim për Radion Evropa e Lire, Bahtiri ka thënë se nuk dihet adresa e atyre që e kanë thirrur këtë protestë, prandaj nuk nevojiten, siç thote ai, turbullira në Mitrovicë.
Ndryshe, në rrjetet sociale po bëhen thirrje që të dielen të mbahet një protestë gjithëpopullore për të kundërshtuar bustin e ’Car Llazrit’ në Mitrovicë dhe ndërtimin e lagjes serbe ‘Lugina e Diellit’ në veri të Mitrovicës.
Në veri të Mitrovicës, në rreth-rrotullimin kryesor, është vendosur të dielën në mbrëmje një përmendore e princit serb Llazar, e lartë 7.5 metra.
Përmendorja e vendosur në këtë anë të qytetit thuhet të jetë pjesë e një ikonografie për nder të Ditës së Shën Vidit, që kremtohet nga komuniteti serb, në fund të muajit qershor.