Serbët shënuan Vidovdanin
Your browser doesn’t support HTML5
Disa qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Gazimestan, në veri të Prishtinës, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 627 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike. Në Gazimestan, të martën pas mesdite, u zhvillua një ceremoni pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar nën administrimin jugosllav, me një prani më të vogël të qytetarëve të komunitetit serb, në krahasim me vitet e tjera. Ceremonia fetare u udhëhoqi ceremoninë fetare. Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës mori përmasa të tjera në vitin 1989, kur ish-presidenti serb, Sllobodan Millosheviq, shpalli, siç thuhej, bashkimin e Serbisë me rrënimin e autonomisë së Kosovës dhe paralajmëroi luftërat e përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish-federatës jugosllave.