Kryeministri e liron nga detyra Ferid Aganin

Fotografi arkivi e Ferid Aganit

Sipas një komunikate dërguar mediave, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka “liruar nga detyra” ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani.

Komunikata e shkurtër e kryeministrisë, thotë se lirimi nga detyra është bërë me “kërkesë të Ministrit”

Njoftimi gjithashtu e sqaron se vendimi është marrë sot.

Javën e kaluar, zyra e kryeprokurorit të Kosovës e ka akuzuar zyrtarisht Aganin dhe dhjetëra persona të tjerë me dyshimin se gjatë kohës sa ishte ministër i shëndetësisë, në qeverinë e kaluar, ai e ka keqpërdorur detyrën zyrtare dhe fondet për dërgim të pacientëve nga Kosova për shërim jashtë vendit.