Panairi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Your browser doesn’t support HTML5

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë në bashkëpunimin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, kanë hapur panairin një-ditor në Prishtinë, ku janë prezantuar mbi 30 ndërmarrje të vogla dhe të mesme të Kosovës. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë, janë biznese që përbëjnë përqindjen më të lartë të zhvillimit ekonomik të vendit. Nga rreth 150 mijë biznese të cilat figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë 99.1 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Bizneset në Kosovë, vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet shtetërore që t’i subvencionojnë në mënyra të ndryshme ketë ndërmarrje pasi që janë ato të cilat ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit.