Liberalizimi i vizave për Kosovën - ende pritje
Your browser doesn’t support HTML5
Ministri i brendshëm i Holandës, Klaas Dijkhof, ka folur sot në Luksemburg rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën.
"Ne shohim përparim në të gjitha propozimet, përfshirë Turqinë, por ne nuk kemi marrë një vendim ende. Disa shtete anëtare kanë shprehur shqetësime konkrete, gjë që ka ndikuar që ato të mos bien dakord për momentin. Ne do të vazhdojmë t'i trajtojmë këto shqetësime që vijnë, deri në arritjen e një marrëveshjeje për liberalizimin e vizave për të katër vendet, nëse ato i plotësojnë kriteret sa më shpejt që të jetë e mundur", ka thënë Dijkhof.