Takimi i qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Prishtinë është mbajtur mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Ky takim është parë si një mundësi e mirë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme ndërmjet dy shteteve. Në mbledhjen e tretë të dy qeverive janë nënshkruar një numër i konsiderueshëm i marrëveshjeve, të cilat në të shumtën e rasteve janë në funksion të lehtësirave dhe barrierave që kanë bizneset e këtyre dy shteteve dhe ngritjes se zhvillimit ekonomik. (REL)