Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Teherani nuk ka asnjë qëllim që të bashkëpunoj për çështje rajonale me armiqtë e tij kryesor, SHBA-të dhe Britanin e “lig”.
Në një fjalim që është transmetuar sot në televizion, Khamenei e ka akuzuar Uashingtonin se nuk është i përkushtuar në marrëveshjen e vitit 2015 që Irani e arriti me fuqitë botërore, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, për programin e saj bërthamor.
“Ata po përdorin të drejtat e njeriut, terrorizmin...si pretekste për të shmangur përkushtimet e tyre”, ka thënë Khamenei.
Sipas kësaj marrëveshje, sanksionet ekonomike janë hequr në janar pasi Irani ka pezulluar punën e ndjeshme bërthamore që sipas perëndimit përdorej për krijimin e një bombe bërthamore.
Irani hidhte poshtë akuzat se ka dëshirë të prodhojë bombë bërthamore.
Pas dhënies fund të sanksioneve në Iran, vendi e ka rifilluar tregtinë me perëndimin.
Mirëpo, disa sanksione amerikane mbesin në fuqi, ndërsa disa banka amerikane e kanë të ndaluar që të bëjnë biznes me Iranin drejtëpërdrejtë sepse Uashingtoni vazhdon ta akuzojë Iranin se e përkrah terrorizmin ndërsa shkel edhe të drejtat e njeriut.