Policia çeke ka njoftuar se e ka shkatërruar një rrjet kriminal që prodhonin dhe shpërndanin dokumente të falsifikuar lituanez për migrantët me të cilat ata do të kishin qasje në Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i skuadrës çeke kundër krimit të organizuar, Pavel Hantak, ka thënë mbrëmë se 10 të dyshuar nga ish republikat sovjetike janë arrestuar në Republikën Çeke. Pesë prej tyre janë nga Ukraina, ndërsa kombësinë e të tjerëve nuk e ka treguar.
Të dyshuarit akuzohen për falsifikim dhe lehtësim të hyrjes ilegale në Republikën Çeke. Ata mund të dënohen deri në 10 vjet burg.
Hantak ka thënë se dokumentet e falsifikuara si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë, janë transportuar nga Lituania, ku janë prodhuar për në Republikën Çeke dhe vende të tjera të BE-së.