Dialogu teknik për Telekomunikacionin dhe Kadastrin do të rifillojë më 26 dhe 27 maj në Bruksel, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Dialogu në nivel teknik rifillon pas një periudhe të pushimit, për shkak të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, dhe problemeve të shkaktuara në Kuvendin e Kosovës.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur prej më shumë se 5 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe janë arritur një numër marrëveshjesh, një pjesë e së cilave ende nuk është zbatuar.
Bashkimi Evropian ka kërkuar që të dyja palët tii përmbushin në plotëni këto marrëveshje.