Parashihet se dhjetë milionë njerëz mund të vdesin çdo vit nga infektimet rezistuese deri në vitin 2050, nëse bota nuk vepron menjëherë, ka tërhequr vërejtjen një raport i mbështetur nga qeveria britanike.
Pasqyra e Rezistencës Antimikrobiale, që është publikuar sot, e paraqet një plan për luftimin e kërcënimit nga rezistenca antimikrobiale derisa infeksionet bëhen imune ndaj ilaçeve ekzistuese, duke krijuar situatë që edhe lëndimet e lehta të shndërrohen në vdekjeprurëse.
Sipas këtij plani kërkohen investime prej miliarda dollarësh për zhvillimin e antibiotikëve të rinjë dhe bëhet thirrje për revolucion në mënyrën se si përdoren antibiotikët dhe një fushatë masive për edukimin mjekësor të njerëzve.
Rekomandimet nga ky raport përfshijnë edhe qasje të përmirësuar në ujin e pastërt, në pajisje hidrosanitare dhe spitale më të pastërta për parandalimin e përhapjes së infeksioneve, pastaj reduktimin e përdorimit të gjërë të antibiotikëve në bujqësi dhe pagesa për kompanitë e ilaçeve në shumë prej 1 – 1.5 miliardë dollarë, për çdo antibiotik të ri të zbuluar.