Intervistë me Safet Gërxhaliun

Your browser doesn’t support HTML5

"Punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë, salduesit, përpunuesit e drurit si dhe punëtorët në sektorin e shëndetësisë, janë ata të cilët pas liberalizimit të vizave do të tentojnë që të ikin nga Kosova për në vendet evropiane”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. Ai më pas shton se që do të përfitojnë më së shumti në këtë hap të parë të liberalizimit do të jenë agjencionet turistike dhe argjendaritë, pas që shumë familje", thotë Gërxhaliu, do ta shesin edhe arin për të siguruar mundësinë që të lëvizin drejt Evropës.