Fluksi i aplikuesve për pasaporta biometrike

Your browser doesn’t support HTML5

Menjëherë pasi që Komisioni Evropian i ka propozuar të mërkurën Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian, heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vënien e Kosovës në listën e vendeve me qarkullim të lirë, qytetarët kanë nisur procedurat për rregullimin e dokumenteve biometrike. Zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se interesimi i qytetarëve ka nisur menjëherë pasi është bërë i ditur lajmi nga Komisioni Evropian.