Breivik fiton pjesërisht rastin kundër shtetit norvegjez

Anders Behring Breivik

Një gjykatë në Norvegji ka vendosur se vrasësi masiv, Anders Behring Breivik, ka qenë subjekt i kushteve të atilla në burg që shkelin të drejtat e njeriut.

Gjykata e Qarkut në Osllo ka thënë të mërkurën se kushtet në burg kanë shkelur një nen të Koventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që ndalon trajtimin çnjerëzor dhe degradues.

Por, gjykata ka hedhur poshtë pretendimet e Breivikut se qeveria ka shkelur po ashtu të drejtën e tij për jetë private dhe jetë familjare.

Breivik ka vrarë 77 persona në vitin 2011. Fillimisht, ai ka shpërthyer një bombë në qendër të Osllos dhe më pas ka shkuar në ishullin Utoja, ku ka qëlluar për vdekje dhjetëra të rinj.

Ankesat e Breivikut gjatë dëshmisë së tij kanë përfshirë: përdorimin e gotave të plastikës dhe pjatave të letrës, ushqime të përgatitura me mikrovalë, kafe të ftohtë, mohimin e së drejtës për të takuar miq nazistë dhe për t’u martuar me një të tillë, si dhe pengimin e botimit të dy librave të tij.

Qelia e tij në burgun Skien ka TV dhe kompjuter, por jo qasje në internet.

Breivik është dënuar me 21 vjet burgim, në vitin 2012.