Një gjykatë norvegjeze sot vendos për ankesën e Breivikut

Vrasësi Anders Behring Breivik, gjatë seancës gjyqësore, 17 mars, 2016

Një gjykatë norvegjeze sot pritet të marrë vendim nëse vrasësi Anders Behring Breivik u është nënshtruar kushteve të burgut që shkelin të drejtat e tij të njeriut.

Anders Behring Breivik vrau 77 njerëz në vitin 2011, duke sulmuar qendrën e Oslos, e pastaj duke gjuajtur një turmë në një kamp veror të organziatës rinore të Partisë së Punës, në ishullin Utoya.

Breivik, 37 vjeçar, e ka paditur shtetin norvegjez dhe autoritetet e burgut lidhur me kufizimet me të cilat ai po përballet në burggjatë vuajtjes së dënimit prej 21 vitesh. Ai është ankuar për një varg çështjesh, duke e cilësuar izolimin në burg si trajtim ‘të panjerëzishëm”.

Prokurorët e shtetit kanë argumentuar se kushtet e rrepta në burg janë të domosdoshme, pasi Breivik përbën ende rrezik për shoqërinë dhe vizitorët.