Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) thotë se më 3 maj do të vendoset lidhur me kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim.
Duke u shprehur për këtë çështje, drejtori juridik i UEFA-s, Alasdair Bell, në konferencën e sotme për shtyp në Nion të Zvicrës, tha:
“Ne konsiderojmë se Kosova ka të drejtë të bëhet anëtare e UEFA-s, por megjithkëtë, kjo çështje duhet të vendoset nga anëtarët. Pra, derisa ne mendojmë se Kosova ka të drejtë, u takon 54 asociacioneve kombëtare të UEFA-s të vendosin nëse dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare e UEFA-s ose jo”, tha Alasdair Bell.
Raportohet se nëse pranohet si anëtare e 55 e UEFA-s, atëherë Federata e Futbollit e Kosovës pritet të kërkoj anëtarësim të plotë në Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) në muajin maj, që eventualisht do t’i mundësonte të marrë pjesë në kualifikimet për Kampionatin Botëror në vitin 2018, raporton agjencia Reuters.