Takimi i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilin është dashur të vendoset për datën e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, është ndërprerë nga gazi lotësjellës, i cili është hedhur nga opozita.
Aida Dërguti, nënkryetare e Kuvendit, është shoqëruar nga Policia e Kosovës, pasi ajo dyshohet se ka hedhur gazin lotsjellës.
Liderët e partive opozitare në Kosovë shprehen të bindur se koalicioni aktual që përbën shumicën në Kuvend, nuk ka legjitimitet që në rrethanat aktuale politike të zgjedhë presidentin e ri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një konferencë për gazetarë, të mbajtur në sheshin "Skënderbe", ku po qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës, i kanë bëre thirrje Kuvendit që të mos thërrasë seancë për zgjedhjen e presidentit.
"Parlamenti nuk ka legjitimitet për zgjedhjen e presidentit", ka thënë Haradinaj.
Kandidat i vetëm për postin e presidentit është zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi.