OBSH, takim urgjent për Zikan

Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të mbajë sot një takim urgjent për të vendosur nëse shpërthimi i virusit Zika duhet të shpallet emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.

Gjatë takimit në Gjenevë do të shqyrtohet shpërthimi i virusit në Amerikën Qendrore dhe Jugore, i cili shkakton defekte në lindje dhe probleme neurologjike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se virusi, i cili lind nga mushkonja, është duke lëvizur nga “një kërcënim i butë në një me përmasa alarmante”.

OBSH ka thënë se Amerika Qendrore dhe Jugore mund të regjistrojnë tre deri në katër milionë raste të infektimit me Zika gjatë vitit të ardhshëm.

Lexoni edhe këtë:

Përhapja e vrullshme e Zikas alarmon botën