Rrahjet e parregullta të zemrës, më rrezik për gratë

Ilustrim

Rrahjet e parregullta të zemrës përbëjnë rrezik më të madh për gratë sesa burrat, tregon një studim i ri, i cili ka përfshirë më shumë se katër milionë pacientë.

Gratë me rrahje të shpejta të zemrës kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të kenë sulme fatale.

Gratë po ashtu reagojnë më ngadalë ndaj medikamenteve për rrahje të parregullta të zemrës, si dhe diagnostikohen më vonë sesa burrat, thuhet së studimin që ka bërë Universiteti i Oksfordit.

Nëse pulsi i zemrës është vazhdimisht i parregullt, rekomandohet vizita te mjeku.

Parregullsitë e rastit në puls janë të zakonshme dhe joshqetësuese.