Karikatura: Si iranianët dhe sauditët e shohin njëri tjetrin

Karikaturistë nga të dyja anët e mosmarrëveshjeve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Arabisë Saudite kanë nënvizuar perceptimet ndaj atyre që ata i shohin si standarde të dyfishta të palës tjetër.

Ballafaqimet lidhur me ekzekutimin e klerikut të njohur shiit të Riadit kanë ngritur tensione ndërmjet rivalëve të vendeve fqinje. Ekzekutimi i Nimr al-Nimrit më 2 janar të këtij viti, bazuar në akuzat për terrorizëm, ka çuar në protesta të ashpra në Iran, përfshirë një sulm në Ambasadën e Arabisë Saudite, e cila nxiti këtë vend dhe disa nga aleatët e saj që t'i shkëpusin apo zvogëlojnë marrëdhëniet diplomatike me Teheranin.

Në këta shembuj të karikaturave mund të përmblidhet pikëvështrimi që mbizotëron te sauditët, si: "Irani kundërshton Shtetin Islamik, përderisa ndezë terrorizmin", ndërsa pikëvështrimi iranian mund të përmblidhet si: "Arabia Saudite pretendon se po e lufton Shtetin Islamik përderisa ekzekuton të pafajshmit, njësoj sikurse IS-i".

Këtu janë dy sugjerime nga karikaturisti iranian, Mana Neyestani:

​Ky imazh paraqitet në web faqen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei:

Farsit përdorën stereotipa të vrazhda që e tregojnë Izraelin prapa ekzekutimit të Nimrit -- dhe duke e dëmtuar veten në këtë proces --ashtu siç është pohuar edhe nga disa zyrtarë iranianë:

Ballina e javores reformiste të Iranit, Seda, paraqet mbretin saudit, Salman, dhe pasqyrimin e tij--liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi...

...ndërsa në këtë karikaturë, që pasqyron qëndrimin kundër Teheranit, është vendosur Bagdadi nën të njëjtën çallmë, sikurse Khamenei.

Një karikaturë në të përditshmen Okaz në Arabinë Saudite paraqet një dorë të fortë të Riadit që e pengon Iranin e vendosur për ta shkatërruar gjithë rajonin:

Në këtë shembull, një iranian ushqen zogjtë në një fole që e kanë shënjuar "terrorizëm":

Ndërsa këtu, një grup i Shtetit Islamik i jep ndihmën e parë Iranit:

Ky imazh paraqet Iranin mbi tokë, ashtu edhe siç është portretizuar në medie, përderisa më poshtë "në realitet" zë pritë Irani.Këmbët e tij përfshijnë: 'tradhti', 'nënshtrim' dhe 'agresion".

Këtu, titulli i poshtëm thotë: 'Urgjent, koalicioni është duke vrarë civilë':

Në fund, ky shembull vjen përmes Radio Fardas së REL-së, i cili u përkujton lexuesve se Teherani, përderisa vajton për fatin e Nimrit, ka burgosur me qindra prej kritikëve të vet vendorë:

V.Kosumi