Kazakistani u bë anëtar i rregullt i OBT-së

Mbishkrimi në selinë e Organizatës Botërore të Tregtisë me seli në Gjenevë të Zvicrës

Kazakistani është bërë aqnëtari i 162-të i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

OBT-ja ka shpallur sot se ky vend, me ekonominë më të madhe në Azinë Qendrore, tash është anëtar me të drejta të plota.

Pakoja e pranimit të Kazakistanit është miratuar nga grupi punues i OBT-së më 22 qershor dhe përfundimisht nga Këshilli i Përgjithshëm më 27 korrik. Në këtë mënyrë u finalizua një proces i negociatave, që ka zgjatur pothuajse 20 vjet.

Këto bisedime, që filluan në vitin 1996, ishin ndalur disa herë, pjesërisht edhe për shkak të anëtarësimit të Kazakistanit në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, që udhëhiqet nga Rusia.