Numri i jetëve të humbura nga terrorizmi në vitin 2014 është rritur për 80 përqind.
Sipas Indeksit të Terrorizmit Global, 32,658 veta kanë humbur jetën vitin e kaluar si pasojë e akteve terroriste.
Raporti, i përpunuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, bën të ditur se dy grupe terroriste, Shteti Islamik dhe Boko Harami, janë bashkërisht përgjegjës për 51 përqind të vdekjeve nga sulmet terroriste.
Në listën prej 124 vendesh, Kosova radhitet e 62-ta sa i përket ndikimit të terrorizmit.
Kosova gjendet në të njëjtën zonë si edhe Gjermania, Suedia, Norvegjia, Spanja, Irlanda, Republika Çeke.
Iraku vazhdon të jetë vendi më i prekur nga terrorizmi, me 3,370 sulme dhe 9,929 të vrarë në vitin 2014.