Rezistenca e antibiotikëve ka arritur nivele të rrezikshme në gjithë botën, ka tërhequr vërejtjen sot Organizata Botërore për Shëndetësi (OBSH), duke thënë se shfrytëzuesit ende kanë shumë pak njohuri se si veprojnë antibiotikët.
Rezistenca e antibiotikëve ndodhë kur virusi bëhet imun ndaj ilaçeve ekzistuese dhe kjo, rrjedhimisht, mundëson që infekcionet e zakonshme të shndërrohen në vdekjeprurëse, raporton AFP nga Gjeneva.
Pëdorimi i tepërt dhe keqpërdorimi i ilaçeve e rritë këtë rezistencë, por OBSH-ja, po ashtu, e ka publikuar një analizë me pjesëmarrje të 10 mijë njerëzve në gjithë botën, e cila tregon një rreze të gjërë të keqkuptimeve të rrezikshme lidhur me këtë kërcënim.
“Rritja e rezistencës së antibiotikëve është krizë globale shëndetësore dhe qeveritë tash e njohin si njëren nga sfidat më të mëdha për shëndetësinë publike sot”, ka thënë shefja e OBSH-së, Margaret Chan, dhe ka shtuar se rezistenca “ka arritur nivele të larta të rrezikshme në të gjitha pjesët e botës”.