Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar përmes rrjetit social Twitter, mbi dështimin në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, për ta pranuar Kosovë si vend anëtare.
“Vota e sotme në UNESCO ishte zhgënjyese, por 92 votat e fituara tregojnë se Kosova ka një vend të rëndësishëm në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë ambasadori amerikan.
Today’s @UNESCO vote is disappointing, but its 92 votes show #Kosovo has an important place in the international community.
— Amb. Greg Delawie (@AmbDelawie) November 9, 2015
Për pranimin e Kosovës në UNESCO duheshin votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate, të pranishme në punimet e sotme.
Votës pro i munguan gjithsej 3 vota. Për votuan 92 vende nga 95 sa duheshin, kundër ishin 50, kurse abstenuan 29 vende.