Zhgënjim me UNESCO
Your browser doesn’t support HTML5
Disa nga qytetarët e anketuar në Prishtinë nga Radio Evropa e Lirë mendojnë se mospranimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë [UNESCO], është lajm i keq për vendin dhe një vendim të cilin ata nuk e kishin pritur. Sipas tyre, vendimi tregon qartë se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë aq sa duhet për të bindur shtetet anëtare të UNESCO-s që të votojnë në favor të Kosovës.