Ambasada Amerikane dhuroi pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën

Pamje nga takimi.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit për Kontroll të Eksportit dhe çështjet lidhur me Sigurinë e Kufijve (EXBS) ka bërë dorëzimin e donacionit, pajisje për Policinë Kufitare dhe Doganën e Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Kosovës.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të këtij donacioni në vlerë prej 392,000 dollarësh ishte i pranishëm ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ministri i Financave Abdullah Hoti dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg T. Delawie.

Me ketë rast, ministri Hyseni tha se“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, përkrahje e pazëvendësueshme në ndërtimin e institucioneve, në ndërtimin e kapaciteteve për tu konfrontuar dhe përballur me të gjitha sfidat profesionale me të cilat në këtë rast përballet Policia e Kosovës dhe Dogana.”

Ndërsa ambasadori Delawie tha se këto pajisje të dhuruara do të rrisin kapacitetet e Policisë së Kosovës dhe doganave për të kryer vëzhgimin dhe kontrollin e kufirit dhe për operacionet parandaluese.

“Këto do tu ndihmojnë autoriteteve në luftimin e krimit dhe terrorizmit ndërkufitar dhe zbulimin e rrezatimit dhe identifikimit e materialit për shkatërrim në masë dhe materialeve të ngjashme. Sundimi i ligjit, siguria rajonale dhe zhvillimi ekonomi k janë tri prioritete e mia gjatë mandatit në Kosovë.”

Ministri i Financave, Abdullah Hoti pasi ka qeverinë amerikane për dhurimin e këtij donacioni, ka thënë se “me këtë u ndihmohet doganave të Kosovës të rrisin kapacitetet në inkasimin e të hyrave në Republikës së Kosovës. Ai tha se Dogana është institucioni më i rëndësishëm brenda vendit sepse siguron mbi 60 për qind të hyrave tona.“