Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi ka mirëpritur, siç ka thënë, “aktin e guximshëm” të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Vlladimir Kostiq, për të pranuar realitetin se Kosova është shtet i pavarur.
Sipas Komitetit të Helsinkit, kjo deklaratë është e rëndësishme, sepse ajo distancohet nga “politika e dëmshme” dhe “roli që ka pasur Akademia në krijimin e projektit të Serbisë së Madhe”.
Komiteti i Helsinkit ka thënë se është e papranueshme deklarata e presidentit serb, Tomisllav Nikolliq, i cili dënon aktin e Kostiqit.
“Publiku serb është i vetëdijshëm për këtë fakt, por për shkak të manipulimit të vazhdueshëm politik dhe mediatik, është nën presion të vazhueshëm për homogjenizim të çështjes së Kosovës”, thuhet në deklaratën e Komitetit të Helsinkit në Serbi.
Lexoni edhe këtë.