SHBA: Debati i parë i kandidatëve presidencialë demokratë

Kandidatët demokratë presidencialë, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, gjatë debatit në Las Vegas

Në Shtetet e Bashkuara është mbajtur debati i parë i pesë kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në debatin e mbajtur në Las Vegas, mbrëmë vonë, u veçuan ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe senatori 74 vjeçar, Bernie Sanders, i cili ka befasuar me paraqitjen e tij.

Ai e përshkruan veten si socialdemokrat.

Clinton dhe Sanders u përleshën për kontrollin e armatimit, pabarazinë në të ardhura dhe për çështje të tjera.

Zonja Clinton nuk është pajtuar me ftesën e zotit Sanders për shkatërrimin e bankave në Wall Street, e ka përsëritur mbështetjen e saj për Aktin Patriot dhe tha se ajo nuk do të hezitonte ta përdorë forcën ushtarake nëse është e domosdoshme.

Në njërin prej momenteve të favorshme të tij, senatori Sanders ka këmbëngul në çështjen e praktikave kundërthënëse me postën elektronike të zonjës Clinton, derisa ajo ishte sekretare e shtetit, duke thënë se “populli amerikan është i sëmurë dhe i lodhur duke dëgjuar për emailat e mallkuar”.

Ekspertët i kanë dhënë zonjës Clinton nota të larta për paraqitjen e saj gjatë debatit dyorësh.

Në disa hulumtime të opinionit publik, megjithatë, zoti Sanders është paraqitur si fitues, ndërsa në disa raste me diferencë të madhe.