Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor.
Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për çeshtjet e shëndetit mendor dhe mobilizimin e përpjekjeve në mbështetje të shëndetit mendor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mijëra njerëz me probleme mendore në gjithë botën janë të privuar nga të drejtat e tyre njerëzore.
Tema e sivjetme e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor është "Dinjiteti në shëndetin mendor".