Aktualisht mbi 700 molekula në rreth 3 mijë forma farmaceutike janë të regjistruasra në Kosovë. Por, tregu farmaceutik ka nevojë për më shumë barna, kanë deklaruar profesionistë shëndetësorë.
Zyrtarë nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale kanë thënë se këtë vit mbi 160 molekula të reja apo 613 lloje të ndryshme të barnave janë regjistruar, dhe janë botuar në formë libri.
Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, ka bërë të ditur se tregu farmaceutik çdo vit e më shumë po plotësohet me barna të nevojshme.
"Është një regjistër që ka ardhur në duart tona si rezultat i bashkëpunimit shumë të mirë të AKPM-së, Shoqatës së Farmacistëve dhe Degës së Farmacisë së Fakultetit të Mjekësisë".
"Benefitet do të jenë të shumta ku në rradhë të parë profesionistët shëndetësorë do të mund të informohen për llojin dhe numrin e barnave që të regjistruara janë në qarkullim në vendin tonë. Gjithashtu ky libër (regjistër), do të shërbejë edhe për çështje të përditshme profesionale".
Ndërkaq Arianit Jakupi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë se regjistri i barnave do tu shpërndahet të gjitha institutcioneve shëndetësore, por ai ka thënë se kjo nuk do të ndodhë tash për tash edhe në pjesën veriore të Kosovës.
"Jemi në përpjekje që ky libër të përkthehet edhe në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës. Kemi pasur kërkesa dhe pyetje edhe nga profesionistët nga pjesa veriore e Kosovës, pasi që ne kemi filluar licensimin e kompanive në veri dhe kemi filluar bisedat me ta. Por, tash për tash ky libër si regjistër i barnave në gjuhën shqipe nuk mund të përdoret në veri të vendit".
Shaip Krasniqi, njëri nga autorët e regjistrit të barnave nga Katedra e Farmakologjisë Klinike, në Fakultetin e Mjeksisë -Dega e Farmacisë, ka thënë se libri si regjistrër, në aspektin profesional është shumë i rëndësishëm për të gjithë puëntorët shëndetësorë.
"Ajo cka është karakteristike për secilën prej barnave në mënyrë individuale është klasifikimi farmakoterapeutik, pastaj ATC kodi e që është kod i klasifikimit të barnave i cili është i hartuar dhe i përkrahur nga zyra e Organziatës Botërore të Shëndetësisë në Norvegji".
"Gjithashtu është kategorizimi në shtatzani sipas FDA-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës e që është një agjension autoritativ sa i përket regullativave të barnave. Gjithashtu ka informata edhe për indikimet, dorëzimet për grupmoshat e ndryshme si dhe kundër-indikimet".
Ndryshe, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë janë marrë hapa konkret për thjeshtësimin e procedurave për regjistrim dhe import të produkteve mjekësore.
Në shfrytëzim janë edhe disa udhëzime administrative që kanë mundësuar njohjen unilaterale të regjistrimit të barnave nga dy shtete, Gjermania dhe Anglia.